e hënë, 3 janar 2011

Thashetheme për Alkenën

Toros pas debatit që pati me Alkenën del jashtë për të pirë cigare bashkë me Klodjanën, Mirjetën, Hënesin dhe Alkenin.

Ata e pyesin Torosin se përse debatoi me Alkenën dhe

Toros filloi t’u tregonte për rrjedhën e Debatit me vajzën kosovare, sipas variantit të tij.

Toros thotë se Alkena kërkon debat që të bëhet “VIP” dhe flet gjëra kot vetëm për të debatuar. 
Algeni i thotë se ai nuk ka pse ia jep këtë kënaqësi Alkenës, dhe për më tepër i thotë që në çfardo debati që të bëjë të mos kalojë në çështjet fetare. 
Toros jystifikohet duke thënë se Alkena kërkon që të debatojë që të duket një banore aktive dhe flet gjëra që nuk janë.
Edhe banorët e tjerë flasin keq për Alkenën. 

Nga ana tjetër edhe Alkena brenda bisedon me Emiljon dhe Ermelën dhe u thotë atyre se i vjen shumë keq që Toros shprehet në atë mënyrë. Ermela i thotë se ajo nuk ka pse të debatojë dhe të mërzitet vetë, kur ka mundësi t’ia thotë gjërat Torosit edhe me të qeshur dhe ironi dhe ky i fundit të mos ketë çfarë të bëjë.

Më pas banorët argëtohen në pishinë duke qeshur e bërë shaka mes njëri-tjetrit./bb
shko