e mërkurë, 22 shtator 2010

Muaji i ndarjeve

Të gjithë e njohim të famshmin “autumn blues”, ose ndryshe depresionin e vjeshtës, me të cilin shumë njerëz janë duke i bërë mirë llogaritë. Më të prekurit nga kjo sëmundje janë personat e moshës mes 40 dhe 50 vjeç

Pushimet tashmë kanë mbaruar dhe të gjithë, dashur pa dashur, u janë kthyer jetës së përditshme. Megjithatë nuk mjafton vetëm pesha psikologjike e kthimit në rutinën e përditshme dhe në ajrin e ndotur të qyteteve pas ditëve të tëra, duke shijuar mëngjeset me flladin e mrekullueshëm të detit. Tashmë duket se edhe seksi kërkon ta bëjë më të hidhur rikthimin pas fundit të pushimeve. Në të vërtetë, tashmë të gjithë e njohin të famshmin “autumn blues” ose ndryshe depresionin e vjeshtës, me të cilin shumë njerëz janë duke i bërë mirë llogaritë. Më të prekurit nga kjo sëmundje janë personat e moshës mes 40 dhe 50 vjeç, tek të cilët vihet re rënie e theksuar e dëshirës seksuale. Sipas ekspertëve të fushës, epidemia e rënies së dëshirës seksuale lidhet ngushtë me moshën dhe gjendjen psikologjike, por edhe me sezonin e vitit që po jeton. Me uljen e ekspozimit ndaj rrezeve të diellit, si dhe me uljen e numrit të orëve që kaloheshin në ajër të pastër, është e natyrshme që të reduktohet ndjeshëm entuziazmi në krevat, por mbi të gjitha të ulet ndjeshëm edhe numri i raporteve seksuale të krijuara gjatë një jave. Kjo në fakt është e vërtetë, sidomos për personat që janë në moshën më të ndjeshme ndaj ndryshimeve të hormoneve në varësi të stinëve, me pak fjalë, për njerëzit mes moshës 40 dhe 50 vjeç. Ndërsa për të rinjtë ka më pak probleme: për ata është gjithmonë koha për të bërë dashuri. Këtë tregon edhe seksologu dhe andrologu Maurizio Bossi. “Është provuar shkencërisht që përgjigjja seksuale, si te kafshët ashtu dhe te njerëzit është me periudha: këto momente janë të lidhura me moshën, kushtet psikologjike por edhe me sezonin. Shumë 40-50-vjeçarë duhet të ngatërrohen sërish me rutinën e martesës, ndoshta, pasi i ka dhënë një shpërthim virtual fantazive të tij erotike, duke e imagjinuar fqinjën në pozicione të ndaluara. Kështu është normale që dëshira për të bërë dashuri zvogëlohet dhe raportet seksuale janë shumë të rralla e rrezikojnë të shkojnë në fund. Ndërsa për të rinjtë e moshës 20-30 vjeç, diskutimi ndryshon: ata nuk lodhen kurrë dhe vazhdojnë “gjuetinë” edhe në verë, edhe pse pashmangshmërisht kanë më shumë vështirësi për të gjetur gjahun, ndryshe nga mundësitë që të ofron plazhi. Në praktikë, shpjegon ironikisht seksologu, më të pjekurit kanë mundësinë për të bërë seks çdo ditë me bashkëshorten e tyre, por që në këtë periudhë nuk kanë fare dëshirë, ndërsa më të rinjtë, edhe pse kanë dëshirë të madhe, duhet të përballojnë stresin për mungesën e një partnereje.
Por e rëndësishme është të mos shqetësohesh: bëhet fjalë për të rikuperuar ekuilibrin në jetën e përditshme dhe fiziku do të kthehet në kushtet e tij normale. Për ta kaluar më shpejt këtë fazë të vështirë përshtatjeje mund të shfrytëzosh një hapësirë për një aktivitet sportiv që ju pëlqen, si për të mbajtur një fizik më të mirë dhe për të rikuperuar humorin e dëshirën për të bërë çdo gjë. Megjithatë, vjeshta nuk është vetëm periudha e rënies së dëshirës seksuale. Thuajse çdo vit, muaji shtator sjell me vete një bum ndarjesh dhe divorcesh. Nëse një raport është në krizë, është pikërisht periudha gjatë pushimeve verore, kur secili mund të marrë vendimin për të jetuar pushime të gëzuara larg njëri-tjetrit. Këtë e dinë mirë edhe avokatët dhe juristët për të cilët shtatori e tetori janë me të vërtetë muajt e artë para përqafimeve dhe pajtimeve të Krishtlindjeve.
“Deri në mes të tetorit, shpjegon një nga avokatët e divorceve më të famshëm në Francë, ndodh një numër i madh divorcesh, meqenëse në muajt e verës mundësitë për të qëndruar bashkë dhe për të biseduar rreth situatës shkurtohen shumë. Puna e gjatë, në të vërtetë shkakton stres, por shumë njerëz kërkojnë t’ia vënë fajin jetës monotone të përditshme”, tregon ai. Megjithatë, një muaj tjetër ku numri i ndarjeve është i lartë, është edhe maji. Edhe këtë herë, pushimet kanë një peshë psikologjike të dukshme. Fakti se të duhet t’i kalosh pushimet me dikë që nuk shkon mirë prej disa muajsh, shumë personave u duket si një "barrë" e papërballueshme, duke marrë gjykimin ekstrem për t’u ndarë. Ndoshta është më mirë t’i ndash gjërat që nga fillimi se sa ta shtysh “vuajtjen” deri në vjeshtë. Udhëtimet dhe pushimet janë vendi më i mirë për të eliminuar pakënaqësitë, gjithashtu vendi ideal për njohje dhe takime të reja. Një e dhënë interesante në vitet e fundit është që çiftet vendosin të ndahen në mes të majit, shpeshherë pasi bëjnë festën e përfundimit të shkollës të fëmijëve, duke e jetuar këtë ngjarje si një impenjim në sytë e të afërmve dhe për t’u treguar atyre se familja e tyre është e lumtur dhe më e bashkuar se kurrë. Kështu, nëse disa kohë më parë, ata që vendosnin për t’i thënë lamtumirë njëri-tjetrit në pjesën më të madhe të rasteve ishin çiftet mes moshës 30 dhe 40 vjeç, sot ndahen një numër shumë i madh çiftesh me moshë mbi 60, si për të treguar se modelet e vjetra të familjes së bashku dhe të lumtur nuk ekzistojnë më. Ndoshta është efekti i rritjes së moshës mesatare, numri i madh i ilaçeve të reja, si ato që luftojnë depresionin, që sigurojnë një jetë më të mirë, si dhe ideja për të mos pasur impenjime sociale që i shtyn drejt divorcit. Megjithatë të dhënat e fundit nga institutet statistikore të vendeve europiane flasin qartë: numri i martesave që janë zgjidhur mes viteve 1995 dhe 2009 është rritur me 52,2 për qind, ndërsa numri i atyre që kërkojnë divorcin është rritur 54,7. Ky numër ka pasur pikun në muajin shtator, ku edhe numri i çifteve të ndara ka qenë i lartë.
shko