e mërkurë, 22 shtator 2010

EKO Ftesa: Dita Botërore pa makina


Të nderuar qytetarë,

Ekolëvizja ka kënaqësinë t’ju ftoj që me 22 shtator, 2010 në sheshin e kryeqytetit t’i bashkoheni fushatës për shënimin e Ditës Botërore pa makina.  

Me këtë fushatë, Ekolëvizja dëshiron që bashkërisht, së paku për një ditë, të lëmë makinat dhe të promovojmë përmirësimin e transportit masiv, çiklizmit dhe ecjes.
Me këtë ngjarje simbolike, Ekolëvizja i bën thirrje qytetarëve, institucioneve dhe të gjithë faktorëve tjerë që kanë ndikim në mjedisin tonë ku jetojmë dhe veprojmë, që të përdorin sa më pak makina dhe në vend të tyre të gjejnë forma alternative të qarkullimit. 
 
Prapavija e shkurtër e Ditës Botërore pa makina
Çdo vit me 22 shtator, njerëzit nga gjithë bota bashkohen në rrugë dhe lagje për t’iu përkujtuar njerëzve se nuk duhet të pranojmë të bëhemi shoqëri e dominuar nga makinat. Për më tepër, në vitin 2007, në më shumë 2000 qytete nga 35 shtete të ndryshme kanë shënuar këtë ditë me qëllim që të kontribuojnë në inkurajimin e qytetarëve të përdorin forma tjera alternative të transportit.
 
Rreth ‘Ekolëvizja
Ekolëvijza është lëvizje mjedisore e themeluar në vitin 2010 nga tetë organizatave jo-qeveritare kosovare dhe ka për mision të rrisë involvimin aktiv të shoqërisë kosovare në mbrojtjen dhe zhvillimin e mjedisit duke avokuar për ndërmarrje të hapave konkret drejt përparimit të saj.
shko