Presidenti I Kosovës, Behxhet Pacolili është duke menduar seriozisht që të sjellë në Kosovë megayje- këngëtare të njohura të skenës botërore si Beyonce, Shakira apo Lady Gaga, në një koncert në Prishtinë.
E gjithë kjo nismë për të sjellë superyjet më të njohura të muzikës, bëhet në kuadër të përmisimit të imazhit të Kosovës në opinionin ndërkombëtar.Lajmi është konfirmuar në mënyrë të tërthortë dhe nga vet zëdhënsi i Presidentit të Kosovës, Arbër Geci, i cili për portalin Qendra.Info pranoi se janë duke i diskutuar ide të tillë.
“ Për momentin nuk mund të konfirmojë se për cilat emra bëhet fjalë, por kjo ide është duke u diskutuar gjerësisht në Presidencë. Brenda dy ditësh mund të konfirmojmë se për cilët emra bëhet fjalë”, tha zëdhënsi i Presidentit të Kosovës, Arbër Geci.
Para disa ditësh me ftesë të Presidentit të Republikës së Kosovës, Behxhet Pacolli, në Kosovë erdhi legjende e futbollit botërorë, Franz Beckenbauer, apo i mbiquajtur Kaizer, i cili në gjuhën shqipe ka kuptimin e Perandorit.
“ Beckenbauer nuk do të jetë i fundit që do të vizitojë Kosovën. Do të ketë dhe shumë figura tjera të larta me ndikim botërorë nga të gjitha sferat që do të vinë në Kosovë. E gjithë kjo bëhet për të përmisuar imazhin e Kosovë në botë”, tha zëdhënsi Geci./topLajm