e Kosovës dhe për sjelljen e investitorëve seriozë nga jashtë, ka thënë Ilir Deda në një intervistë për gazetën “Zëri”.
Por, sipas bashkëthemeluesit të partisë, Fryma e Re, me në krye Partinë Demokratike të Kosovës, përmirësimi i këtij imazhi është i pamundshëm. Deda ka thënë se e vetmja zgjidhje për ta nxjerrë vendin nga kriza e thellë politike që e ka kapluar, është mbajtja e zgjedhjeve të reja nacionale.
Deda beson se partia e tij e kishte kaluar pragun elektoral, por manipulimi dhe parregullsitë e shumta e dëmtuan në masë të madhe partinë e tij.
“Asnjëra parti nuk e di peshën e saj elektorale”, ka thënë ai. Madje Deda zgjedhjet e 12 dhjetorit i ka krahasuar me ato të Afganistanit.../koha