e enjte, 30 dhjetor 2010

Ja si të dukemi për festë

Provoni të qeshni më shumë ose të paktën të buzëqeshni. E qeshura shton humorin dhe trupi bëhet më rezistent ndaj stresit, i bën mirë zemrës, rrit sistemin imunitar, madje edhe
mund të ndihmojë për të rënë në peshë. Përpiqu të çlodhesh, ajo që e mplak më shumë njeriun, është mungesa e pushimit. Kur vetëm pak ditë na ndajnë nga nata e madhe e ndërrimit të viteve, shumë gjëra mbeten ende për të përgatitur. Por ne jua lehtësojmë këtë punë. 


Për një ndryshim, tërësisht të realizuar sa më mirë dhe në të gjitha detajet, duhet përgatitur sa më mirë. Gjithçka duhet të jetë sa më bukur, e arrirë dhe në lartësinë e një mbrëmjeje të tillë. Për të hequr lodhjen e një viti që lamë pas, sekreti fillon që nga grimi deri te flokët, nga gardëroba deri te lëkura e fytyrës. Por gjithmonë ekziston rreziku që të sajoheni çuditshëm dhe të dukeni më e madhe në moshë, ndërkohë që ekziston një mundësi për t’u dukur më e re dhe e freskët. 


Çfarë duhet bërë në këtë rast? T’u besojmë ekspertëve dhe të dëgjojmë këshillat e tyre. Mendo pozitivisht dhe qesh të jesh gjithmonë serioze apo të mbash “turinjtë varur” nuk ju ndihmon të dukeni më të reja. Provoni të qeshni më shumë, ose të paktën të buzëqeshni. E qeshura shton humorin dhe trupi bëhet më rezistent ndaj stresit, i bën mirë zemrës, rrit sistemin imunitar, madje edhe mund të ndihmojë për të rënë në peshë. Përpiqu të çlodhesh ajo që e mplak më shumë njeriun është mungesa e pushimit. Kush ndihet i lodhur, sheh veten në pasqyrë dhe vëren sytë e ënjtur. Duhet ta dini se 7 orë gjumë nuk mjaftojnë për t’u ndier në formë maksimale./gt
shko