Shkencëtarët e Universitetit në Glasgow kanë punuar kartolinën e Krishtlindjeve me dimensionet 200x290 mikrometra, për të cilën thonë se është më e vogla në botë, njoftoi
BBC.Kartolina e punuar nga ekspertë të njohur të nano-teknologjisë është aq e vogël sa që 8276 të tilla do të arrinin madhësinë sa një pullë e zakonshme postare.
Sa për krahasim, trashësia e qimes së flokut tek njerëzit është rreth 100 mikrometra, deklaroi profesori David Cumming. Sipas tij, prodhimi i kartolinës ka zgjatur 30 minuta.
Industria elektronike shfrytëzon përparësitë e mikro dhe nano-teknologjisë në hulumtimet bio-teknologjike, filtrimin optik dhe kontrollin e komponentëve të dritës.