e martë, 28 dhjetor 2010

Kosova 2011: Vrima e zezë e Ballkanit

Agjencia e lajmeve EU Observer, që raporton detajshëm për marrëdhëniet e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evorpian, e sheh të zymtë 2011-n për Kosovën.

“Shteti më i ri i Evropës nuk po ecën drejt Bashkimit Evropian dhe ka shumë vështirësi brenda. Kosova është bërë pikërisht ajo që BE-ja nuk dëshiron: vrima e zezë e Ballkanit Perëndimor.
Qytetarët e saj pothuajse nuk mund të shkojnë askund pa viza. Mashtrimet dhe parregullsi të tjera përshkruan zgjedhjet e para pas pavarësisë, krimi i organizuar dhe korrupsioni shumë i përhapur po e vënë në pikëpyetje ndihmën nga jashtë. Në të njëjtën kohë, EULEX-i dhe 2000 njerëzit e tij janë nën presion të madh për të dhënë rezultate në 2011.
Kosova do të nisë dialogun me Serbinë, që ndërmjetësohet nga BE-ja, por kjo nuk do të ndryshojë asgjë. Një marrëveshje tregtare me BE-në nuk pritet të ketë ndonjë efekt praktik. Asnjë nga 5 shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur deri tash, nuk pritet ta bëjnë këtë as në 2011, dhe Kosova nuk do të jetë pjesë e FIFA-s as UEFA-s.
Nëse nuk ndodhë ndodnjë befasi positive, 2011 nuk duket aspak e ndritshme për Kosovën”./indeksonline
shko