e shtunë, 25 dhjetor 2010

Berisha: Më dërgoni fotot origjinale me djalin e Enverit

Kryeministri shqiptar Sali Berisha, që ka si një tezë të fortë të artikulimit të tij politik anti-komunizmin, ka qeshur dje mbi fotot e publikuara nga e gjithë media, ku ai shfaqet krah familjes së diktatorit
Enver Hoxha. 


Me një të qeshur, që nuk dihej nëse fshihte sikletin e këtij zbulimi, në një kohë kur ai akuzon opozitën për lidhje shpirtërore me diktatorin, apo tregonte nostalgji për atë kohë të rinisë së tij, kur ishte i preferuari i familjes diktatoriale. “Do tu kërkoj të më çojnë origjinalet, 30 vjet më parë duket si 8 vjet më parë e parë. Menduan se do të më thyejnë, por unë nuk thyhem kollaj”, tha Berisha duke komentuar fotot që kanë bërë shumë bujë pas publikimit në të gjitha mediat e shkuara./to
shko