e diel, 26 dhjetor 2010

Kuzhinieri më i pasur në botë, ankohet në gjellët e gruas

Njëri prej kuzhinierëve më të falshëm në botë Jamie Oliver gjithnjë ka pasur dëshirë të bëjë shaka, por vështirë se shakaja e fundit i ka pëlqyer gruas së tij Jools kur tha për të se është kuzhiniere katastrofale.

Duke qenë pjesëmarrës

në një radio emision, Jamie Oliver zbuloi se martesa e tij ka tatëpjetat dhe ngritjet, duke e quajtur jetën e tij bashkëshortore një “cirk argëtues” 
 
Por, kur u pyet për aftësitë e zierjes dhe gatimit së gruas Jools, me të cilën ka katër fëmijë, ai nuk u treghua edhe aq xhentëlmen.
 
“Ajo zien mirë për fëmijët, por jo edhe për shijen time. Shpesh i them se gjella është e shijshme, por të jem i sinqertë është katastrofave”, Jamie, duke shtuar se bashkëshortja e tij me gjasë është i vetmi person që nuk çan kokën që zien për kuzhinierin kulminant. 

Jamie Oliver është sipas të gjitha gjasave kuzhinieri më i pasur në botë, natyrisht jo vetëm nga gatimi dhe paraqitja në TV, por edhe nga botimi dhe shitja e madhe e librave të tij me receta. Pasuria e tij vlerësohet në 6 milionë funte./koha
shko