e diel, 26 dhjetor 2010

Liturgjia fetare-“Liturgji për trafikim organesh”

Ceremonia e shugurimit të peshkopit Teodosije në Prizren nuk ka kaluar pa deklarata politike.
Peshkopi i sapo shuguruar Teodosije ka folur edhe për raportin e Dick Martyt për Kosovën. Ai ka mallkuar të apostrofuarit në këtë raport, duke thënë se “ata që kanë trafikuar organe të serbeve, kanë përfituar para
të majme”.
Ndërkohë, të pranishëm në këtë ceremoni kanë qenë edhe zyrtarë të lartë serbë, por që nuk kanë folur për raportin e Martyt. Ata folën për Prizrenin.
Zëvendëskryeministri serb, Ivica Dacic ka thënë se Prizreni është qytet i lashtë dhe shumë i rëndësishëm për historinë e Serbisë.
Pas ceremonisë, zëvendëskryeministri serb Ivica Dacic dhe ministri për Kosovën, Goran Bogdanovic kanë bërë gjiro nëpër qytet dhe janë parë duke pirë ujë në shatërvan. /Indeksonline
shko