e diel, 26 dhjetor 2010

Kush do debatojnë në Këshillin e Europës për raportin e Dick Martit?

Agjencia Econom-East shkruan se në sesionin dimëror të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës pritet të ketë diskutime të shumta në lidhje me raportin e Dik Martit për trafikun e organeve. 


Siç shkruan kjo agjenci, në seancë do flasë presidenti i Turqisë, ai i Serbisë dhe presidenti i Rumanisë. Agjencia shkruan se do flasë edhe kryeministri shqiptar, por kjo mbetet për tu konfirmuar, si dhe ministri i Jashtëm i
Francës. 


Sesioni do të zhvillohet nga data 24 deri më 28 janar. Gjithashtu në seanca do diskutohet edhe për mbrojtjen e burimeve të gazetarëve dhe për çështjen e pajtimit në ish- Jugosllavi. 


Kjo çështje, e përzier me raportin e Dik Martit, pritet të jetë në qendër të vëmendjes në Asamble./to
shko