Vajza njëzete e pesë vjeçare Nikki Lee është lavdëruar se ka fjetur me 5 000 meshkuj.
“Në moshën 16-vjeçare e kam humbur virgjërinë dhe kam bërë seks nëpër klubet e natës, në rrugë, në parqe, nëpër kinema dhe diskoteka”, ka deklaruar Nikki.
Në pushim vjetor ka shkuar vetëm për të bërë seks, ndërsa në bllokun e kuq të vogël ruan detajet për secilin të dashur që ka pasur, kurse pranë detajeve janë vlerësimet për secilin mashkull.
“Ai që ishte i mirë në krevat, ka fituar një yll pranë emrit”, tha Nikki.Nikki, e cila me profesion është konsulente e bukurisë, vetëm deri në moshën 21-vjeçare ka pasur “koleksionin” prej 2 289 meshkujve. Nëse ndonjëri pas seksit ka dashur takim ose lidhje, Nikki ia jepte numrin e gabuar të telefonit, sepse nuk ka dashur të flejë dy herë me mashkull të njëjtë.
Nikki ka deklaruar që njëherë në Ibizë për një natë ka fjetur me katër meshkuj. Ajo shton se megjithatë i ka dy rregulla - fle vetëm me meshkujt beqarë dhe për të ka shumë rëndësi seksi i sigurt.
“Disa mendojnë që jam e varur nga seksi dhe që duhet të shërohem. Nëse është kështu, unë jam duke e shijuar këtë gjë dhe nuk dëshiroj të shërohem”, tha Nikki.
“Teknikisht, ka mundësi që Nikki të ketë fjetur me aq meshkuj, por kjo gjë përbën rrezik emocional”, tha mjekja Pam Spurr.