e mërkurë, 22 dhjetor 2010

Michael Jackson vazhdon të thej rekorde

Michael Jackson ka thyer një tjetër rekord pas vdekjes. Albumi i tij më i ri “Michael”, me këngë të
realizuara nga mbreti i popit përpara se të ndahej nga jeta, ka shitur këtë javë, që është edhe java e parë e publikimit, plot 3 milionë kopje në mbarë botën.


Albumi “Michael” debutoi në vendin e parë në Gjermani, Itali, Suedi dhe Holandë, ndërsa në vendin e tretë në SHBA, Britani të Madhe, Japoni, Francë, Belgjikë dhe Danimarkë.


Sipas ekspertëve të muzikës, albumi më i ri i Jacksonit mund të kishte shitur shumë më tepër, por me sa duket shumë adhurues besnikë të mbretit të popit kanë vendosur ta bojkotojnë këtë album pasi, sipas tyre, vetë këngëtari legjendar nuk do të kishte dashur që këngët e papërfunduara të kishin dalë në treg, duke qenë se ai ka qenë gjithmonë një perfeksionist.


Mes personave që e kanë bojkotuar albumin është edhe këngëtari Ne Yo dhe Will I Am, të cilët shprehen se e dashurojnë Michael Jacksonin për gjithçka i ka dhënë artit botëror dhe nuk është e domosdoshme që Jackson të shfrytëzohet në këtë mënyrë pas vdekjes./koha
shko