e shtunë, 25 dhjetor 2010

Mohon ekzistencën e videos së re seksuale me Paris Hiltonin

Doug Reinhardt ka mohuar zërat se ai ka xhiruar porno-film privat me ish-të dashurën Paris Hilton.
Një video-kasetë në të cilën Paris Hilton dhe ish-i dashuri i saj Rick Salomon, bëjnë seks, ishte paraqitur në internet në vitin 2004, me titullin ‘One Night in Paris’.

Duke ju përgjigjur thashethemeve për ekzistencën e dytë të kësaj videoje, zëdhënësi i Reinhardt-it është shprehur” Doug thotë se një seks-kasetë mes tij dhe Parisit, nuk ekziston dhe nuk ka ekzistuar kurrë”.

Reinhardt së fundmi ka marrë pjesë në një ngjarje bamirëse boksi, për të mbledhur fonde për shoqatën ‘Somaly Mam Foundation’, një grup i cili punon për të penguar trafikimin njerëzor./yp
shko