e shtunë, 25 dhjetor 2010

Courtney Cox ka dashnor të ri

Pas ndarjes me marrëveshje nga bashkëshorti David Arquette, Courtney Cox është lëshuar në romancë me aktorin Brian Van Holt.
Martesa e saj 11-vjeçare me David-in, kishte marrë fund pasi ky i fundit e kishte pranuar aferën me një kameriere 28-vjeçare. Dhe mediet menjëherë kishin shkruar se edhe Cox nuk kishte mbetur duarkryq, por kishte gjetur dashnor të ri dhe atë Brian-in, por ajo kurrë nuk e ka vërtetuar këtë.

Mirëpo, Courtney dhe Brian kohëve të fundit vazhdimisht janë parë së bashku, duke përfshirë edhe një ndejë në Hollivud, ku ata nuk i ndaheshin njëri tjetrit.

Edhe pse ata në atë ndejë nuk ishin parë duke u puthur, ata dorë për dore e kishin lëshuar ndejën dhe me veturë janë larguar në drejtim të panjohur./yp
shko