Një grafikisti në televizionin shtetëror serb, RTS, i ka kushtuar me vendin e punës fakti që në një hartë të Evropës,
e ka bërë gjënë e duhur, duke e lënë Kosovën jashtë hartës së Serbisë.Natyrisht, kjo për RTS është vlerësuar një skandal i vërtetë. Drejtori kontraverz i televizionit, Aleksandar Tijaniq ka reaguar me nervozë.
“Kam urdhëruar hetim të menjëhershëm dhe duket se është një gabim i grafikistit. Ai do të pushohet nga puna sepse një punëtor i tillë nuk ka çfarë i duhet RTS-it. Nuk do t’ua them emrin e tij, por ju siguroj se do ta largoj menjëherë nga puna”, ka thënë Tijaniq.
Kritika për “lëshimin” e RTS-it kanë ardhur edhe nga partia opozitare por edhe nga ato të pushtetin, duke thënë se televizioni shtetëror duhet të jetë shembull i politikës shtetërore të Serbisë ndaj Kosovës./io