e shtunë, 25 dhjetor 2010

Ankohet në polici, mariuhana jo-kualitative

Një qytetar i paemëruar i shtetit federal amerikan të Pensilvanisë
ka telefonuar në polici për t’u ankuar për kualitetin e dobët të marihuanës së blerë.
Klienti 21-vjeçar i tha policisë se marihuana kishte shije të tmerrshme, kur u përpoq ta tymoste.
Sipas fjalëve të policit Donald Gmitter, analiza ka provuar se substanca nuk ishte marihuanë, por ai nuk precizoi se për çka saktësisht bëhej fjalë. Megjithëse është provuar se ajo që kishte blerë nuk ishte marihuanë, 21-vjeçari mund të akuzohej për posedim të substancës së falsifikuar të ndaluar, njoftojnë mediet amerikane./io
shko