Hatice Kocaman ka 21 vjet dhe është femra më e shkurtër në botë.
Kjo turke e vogël është e lartë vetëm 71 centimetra, ndërsa e rëndë më pak se 7 kilogramë. Do të thotë, ka peshën dhe madhësinë e një fëmije tetëmuajsh, transmetojnë mediet britanike.Hatice jeton me prindërit e saj në Kadirli. Ka vizituar mjekë të shumtë në Turqi, por askush nuk ka arritur të diagnostifikojë se nga cila sëmundje vuan. Ajo ka ndjekur një shkollë speciale, por nuk mund të gjejë punë.
“Gjithmonë kam shpresuar se do të bëhem e njohur në gjithë botën, dhe tani jam, për shkak të madhësisë”, ka deklaruar Hatice./io