Prishtinën siç ka bërë me Kosovën". I pari i komunës më të madhe në Kosovë, Mustafa ka paralajmëruar kryeministrin dhe kryetarin e PDK-së që t’i mbajë duart larg, sepse do ta katandiste edhe Prishtinën, siç ka bërë me Kosovën.
"Nëse Thaçi pretendon ta qeverisë edhe Prishtinën, nuk do të bënte asgjë tjetër pos ta katandiste atë siç ka bërë me Kosovën", ka thënë Mustafa. Ai ka pritur përfaqësuesit e medieve në konferencën e fundvitit. Mustafa ka falënderuar mediet për raportimin korrekt dhe punën profesionale gjatë vitit 2010./koha