Në fakt, shkencëtarët kanë
krijuar një çip ultra të shpejtë 1000 core, ndërsa ata të tanishmit kanë maksimal 16. Kompjuteri “i shpejtë” ka edhe anën ekologjike, pasi përdor shumë pak energji për punën e tij.
Për krijimin e tij kanë punuar ekipet nga Universiteti i Glasgowt dhe Massachusetts, shkruan “Daily Mail”. Gjatë testimit, çipi kishte prodhuar rreth 5 gigabyte të dhëna në sekondë, që e bën 20 herë më të shpejtë se kompjuterët modernë, që i përdorim sot.