e enjte, 30 dhjetor 2010

Real Madrid interesohet për Fabregasin


Reali ka kthyer interesimin për Cesc Fabregas, klubi kërkon një organizator për sezonin e ardhshëm dhe në qendër të vëmendjes është Fabregas. Prioritet për të bardhët është
blerja e një mesfushori kreativ, dhe në ditët e sotme kapiteni i Arsenalit i përmbush të gjitha kriteret.
Florentino Perez është gati për të bërë një përpjekje të madhe që ta sjell Fabregasin në Bernabeu, dhe për këtë ai ka pregatitur 40 milionë euro. Perez mendon se Wenger nuk do të jetë një problem për transferimin e mesfushorit Spanjoll.
Fabregas ka 8 vite në Arsenal, mirëpo vitet e fundit titujt po mungojnë.Nëse topqinjtë nuk sigurojnë ndonjë titull në këtë sezon, do ta kenë shumë vështirë mbajtjen e super yllit spanjoll në ekip./Rma-News
shko