Piktori rus Alexander Shednov e ka pikturuar kryeministrin si grua me flokë të gjata të valëzuara, e më pas e ka kapur shërbimi sekret dhe për shtatë orë rresht me dajak i ka dhënë kritika punimit të tij.
Shednov, i njohur edhe Shurik, ka thënë se piktura në të cilën Vladimir Putin shfaqet në një fustan të zi të ngushtë me prerje të thellë
, flokë të gjata të valëzuara dhe vathë në formë rrethi është forma e tij e protestës nga kryeministrit, i cili mban qëndrimin e një burri të fortë.Në këndin e lartë të majtë të pikturës, Shednov ka vendosur si deklaratë të Putinit: "E, po nuk e di, mandati i tretë presidencial? Megjithatë kjo është pak e tepërt, por, në anën tjetër, e treta e vërteta", derisa pikturën ka pasur për qëllim ta ekspozojë në ndërtesën e kuvendit komunal në qytetin e tij të lindjes Voronezh në ditën e festimit të pavarësisë ruse.
Prej krejt kësaj i ka shkuar për dore që në vizitë “të thërrasë” pjesëtarët e Shërbimit Federal për Siguri, trashëguesit e KGB-së famëkeqe, të cilët e kanë marrë në pyetje për shtatë orë rresht duke i dhënë kritika edhe dajak në të njëjtën kohë.
Piktori i pafat tani e kërcënon padia për sjellje të pahijshme.
Kritikët e regjimit rus për shkak të këtij rasti tërheqin vërejtjen se bëhet fjalë edhe për një dëshmi se në Rusi nuk ka liri të shprehjes.