Qeni Chaser kupton mbi 1 mijë fjalë, të cilat i ka mësuar gjatë tre vjetëve, shkruan “Daily Mail”.
Profesoresha Allison Reid dhe psikologu John Pilley, që është pronar i qenit, kanë punuar intensivisht gjatë tre
vjetëve me Chaser (6), për të vërtetuar sa fjalë mund të mbajë mend. Menduan emrat e 1 022 lojërave, topave dhe lodrave dhe zbuluan të dhëna befasuese. Chaser i mbajti mend të gjitha. Madje mësoi t’i klasifikojë gjësendet sipas funksionit dhe formës, që fëmijët e mësojnë kur kanë rreth 3 vjet.
Ata përzgjodhën rastësisht grupin prej 20 lodrave, të cilat Chaser duhej t’i njihte përmes emrit.
“Zgjidhi” me sukses 838 teste gjatë tre vjetëve. Çdo herë arriti të njohë të paktën 18 nga 20 gjësende. Gjithashtu, mësoi të ekzekutojë urdhrat si shtyrja e lodrave apo sjelljen e tyre me dhëmbë.
Ekspertët thonë se pronarët e qenve nuk flasin kotë, pasi besohet se qentë i kuptojnë.