e enjte, 30 dhjetor 2010

Rusia zhduk Windows

Kryeministri i Rusisë, Vladimir Putin aprovoi pasditen e sotme një plan që synon të zhdukë softuerin Windows nga tregu rus, në harkun e pesë viteve.
Kjo është periudha në të cilën mendohet se

sistemi operativ rus Propietarnoe do të jetë i gatshëm dhe në gjendje për t’u instaluar në të gjithë sektorët, privatë dhe publikë të vendit, informoi e përditshmja ruse “Pravda”.
Softueri i ri do të shpërndahet falas për të gjithë, por qeverisë do t’i duhet të punësojnë me dhjetëra mijëra teknikë, për të bërë kalimin në Propietarnoe të të gjitha shkollave, universiteteve, zyrave shtetërore dhe institucioneve në të gjithë vendin.
Presidenti i kompanisë Alt Linux, që po zhvillon softuerin e ri, Alexei Smirnov është i sigurt se efektet pozitive do të jenë të menjëhershme pas kalimit në Propietarnoe.
”Në radhë të parë, do të eliminojë të gjitha kostot për blerjen dhe update e vazhdueshëm të Windows. E dyta, do të krijojë një novacion të rëndësishëm në ekonominë ruse dhe e treta, do të krijojë përfitime duke u eksportuar edhe në vende të tjera jashtë Rusisë”, deklaroi Smirnov.
Softueri i krijuar prej Microsoft, Windowsi është zotërues i pjesës më të madhe të tregut rus për momentin. Në vitin 2007, shteti pagoi 67 milionë euro për të blerë një numër licensash, të cilat skadojnë në vitin 2011./gt
shko