Sa është e dhimbshme kur e sheh një fëmijë me një pako mjetesh piro teknike që e shtrëngon fort me gishtërinjë që mos ti bie, është e dhimbshme them, kur e paramendoj se ato gishtërinjë mund edhe ti humbas nga përdorimi I këtyre mjeteve.
Sheshi Nëna Terezë është shëndëruar në shesh të
mjeteve piroteknike. Nuk mund ti bësh as njëzet hapa, e që të mos shohësh shitës të mjeteve piroteknike, apo siq I quajnë ata, petard e raketa.
Befasija e sheshit kryesor të kryeqytetit të Kosovës, është shitësi Agim, I cili thotë se sikur ta dij që biri I tij ndez mjete piroteknike do ia thyenmte të dyja duart, e si për ironi vetë Agimi është shitës ambulant I këtyre mjeteve , madje në tezgën e tij ka një mjet që kushton rreth 60 euro e që me mburje tregon se kur kanë kalauar disa policë, ia kanë bërë me dije që vetëm ata janë të autorizuar ta bëjnë organizimin e ndezjes së këtyre mjetyeve me fuqi tejet të madhe shpërthyese.
Përdorimi i mjeteve piroteknike janë të rregulluara dhe të parapara me udhëzimin administrativ 26/2008, i cili specifikon qartë përdorimin e mjeteve piroteknike dhe tregtimin e mjeteve piroteknike, si dhe personat apo grupmoshat të cilat kanë të drejtë t’i përdorin këto mjete piroteknike.
Përdorimi i tyre nga ky udhëzim parashihet të bëhet prej datës 26 dhjetor dhe deri më 2 janar. Grupmoshat që janë të lejuar t’i përdorin mjetet piroteknike janë mbi moshën 18-vjeç.
Mirëpo shitës të pa autorizuar, ka kohë që kanë filluar tregëtimin, ata nuk zgjedhin kilent.
Stacioni qendror I Policisë së Kosovës është më pak se 100 metra largë në vijë arjrore. Po rata nuk marrin asnjë veprim.
Një grua me të birin pasi që e fotografova mu lut fort që mos ta publikoj foton e saj ku shihet ajo duke ia blerë të birit e pastaj I biri duke e ndezur “petardën”.
Arsyeja e kërkesës së saj ishte banale. “Mos e qit se me bo me m’pa burri që I kom ble djalit petard , m’len pa flok”
Zonjë e nderuar, unë foton nuk po e publikoj, por besoj fuqishëm që veprimi yt nuk ishte I drejtë. Femiu yt mund ta humbas edhe dorën.