e diel, 26 dhjetor 2010

Shkëlqen promovimi "Tribalb Remix", Adelina feston me Mr.P!nk dhe fansa në skenë!

Stuhia që kishte bllokuar rrugët e Zurichut,dita e premte dhe cmimi i lartë i biletës ishin
rreziku që mbrëmja e shumëpritur « Adelina & Mr.P!nk » të shkatërrohej.Në VIP Lounge të diskotekës shqiptare kishin arritur gazetarët zvicran dhe Mr P!nk me ekipin e tij,Adelina nuk po dukej askund! Nga sigurimi kuptuam që dy fluturimet nga Parisi nga po vinte Adelina,ishin anuluar .


Kur friga e të gjitheve filloi të kthehej në nervozë,arriti Adelina dhe u fut direkt në intervistë për një televizion zvicran.Edhepse askuj nuk i lejohej te futej lart,arritëm të dëgjonim anglishtën e rrjedhshme të Adelinës,disa batuta në gjermanisht dhe përshëndetjet në frengjisht.Mbrëmja filloi,Adelina uroi besimtarëve të fesë krishterë Krishtlindjet,televizioni zvicran po filmonte,gazetarët po merrnin shënime derisa ne po kënaqeshim me remixin e baladës « Sepse je ti » të Primadonës Adelina.Përmbi 1.500 njerëz të pranishëm në sallë ishin më shumë se rekord.

Hiq më pak se e pesta herë që Adelina Ismaili thyen rekord 5 herë brenda vitit në diskotekën ku zakonisht ky numër publiku arrihet vetëm të shtuneve (të premteve zakonisht është bosh).Mbaroi pjesën e vet duke kaluar nga balada ne hip hop,folk pop,r`n`b,techno…kur erdhi pjesa që në skenë të hynte Mr P!nk dhe të promovohej remixi i këngës Tribalb.Mijëra duar u ngriten lart që në tingujt e parë të kësaj house-electro kënge që pa dyshim është hiti i ri i Adelinës.Se cfarë niveli ka arritur Adelina,kuptuam kur menjehëre pas Tribalb filloi kënga « Ain`t no Superstar rmx by Mr.P!nk » ku bashkëpunimi i parë shqiptaro zvicran i muzikes moderne vazhdoj të bëhej njësh në skenë.Edhepse teknika e diskotekes dështoi dukshëm,asnjëri as tjeri nuk humbën kontrollin dhe Primadona e muzikës moderne shqipe dhe Dj më i shitur zvicran po bënin show-case të vërtet në skenë,duke festuar suksesin.

Mr P!nk vazhdoi afër 45 minuta set me hitet më të njohura botërore duke e « ndezur » sallën ne maximum.Një pjesë e publikut ende dukeshin të shokuar,përderisa njerëzit e ekipit të Mr P!nk po uronin njëri tjetrin,madje duke i dhuruar Divës shqiptare tufa lulesh në skenë.Lodhja e Adelinës kishte humbur kur erdhi herën e dytë dhe këtë here me veshje kokë e këmbë Chanel,filloi këngët e saj më të bukura rock.Pa harruar këngën « Shota ».Ishte hera e parë që edhe njerëzit në fund të sallës po këndonin cdo rresht të këngëve të Adelinës,përderisa pjestarët zvicran të publikut ngrisnin duart lart dhe duartrokitnin.Supriza e dytë e mbrëmjes ishte kënga « Sajzeza » që u performua bashkë me shumë fansa që mbanin fanellat me foto të Adelinës,me emrin e Adelinës apo thjesht « I love Adelina ».

Ajo arriti që disa prej tyre ti hypte lart në skenë dhe performansa doli një festë e suksesit të Adelinës dhe fansave.Kur u nisëm të bënim foto me Primadonën dhe t`ia dhuronim dhuratat që kishim pregatitur për hyrjen e saj në show biznesin zvicrran,rendin tonë e kishte zënë Mr P!nk dhe ekipi zvicran që po bënin foto me Adelinën. Fansi i ardhur nga Duseldorfi i Gjermanisë dhe tjetri nga Belgjika po bënin baste se në cilin prej këtyre dy vendeve do të shkonte më parë Adelina.Në momentin që u lirua bëmë shumë foto,shume urime dhe përqafime,e bindem të pranonte dhuratat tona dhe arritem t`i « nxirrnim » pak fjalë për projektet e ardhshme.



E lirshme, e buzëqeshur dhe e afërt si gjithmonë,Adelina na tregoi disa sekrete me gjuhën e saj pa komplekse apo mendjemadhesi këngetaresh.Adelina na tregoi që ky është vetëm një fillim i vogël dhe asgjë tjetër,promovimi do të përseritet por se ku mbetet suprizë,Tribalb Rmx by Mr.P!nk do të jetë në të gjitha radiot europiane,që tashmë Mr P!nk është bërë remixer officiel i Adelinës,që fillimi i vitit 2011 sjell hitin tjetër europian totalisht këngë e re dhe që pas dy viteve super të suksesshme në Zvicër,do ta shohim me shumë në kontinente tjera dhe shtete tjera te Europës. 

« Ky është turneu i tretë në Zvicër,kontratat do i mbyll me 2 janar 2011 dhe është koha të exploroj pak ofertat tjera hahaha,eh ju mos u ngutni se gjërat që po vijnë do të jenë wow ».Adelina punon ngadalë,por hitet e saj janë të përjetshme.Pas dy orësh Adelina do nisej prap në Paris me makinë,kurse një fans,shoku jonë rrugës për në shtëpi,derisa ne po shikonim fotot dhe inqizimet,tha: « Adja paska vendos mi lan pak vend zavendësimeve të veta në Zvicër,veq une kam me shku edhe ne Polin e Veriut me pa,e juve ju dërgoj kartolina ».Disa qeshnim,disa ia dhame ca shpulla pas qafe,shoqja jone Tina ja këndonte « Ejvalla oj dera shpis ».Shkëlqimi i parë europian i Primadonës tonë na bëri që të ndihemi fansat më të lumtur në krejt Zurichun./yp
shko