e diel, 26 dhjetor 2010

Si t’i ‘vërtitesh’ asaj?

Shumë meshkuj refuzojnë t’i drejtohen një femre, duke menduar se nuk i përshtaten atyre,
ndoshta ngaqë i duket tipi i femrës, që nuk reagojnë ndaj shenjave të ndryshme dhe ja se si krijohen një seri të pa vërtetash të komunikimit. Në qoftë se e dini se si, ku dhe kur ta bëni këtë gjë, “arti” i të propozuarit nuk është asgjë më shumë se sa tepër i thjeshtë. Së pari, mbani mend që koha nuk është në anën tuaj dhe për këtë gjë duhet të bëheni sa më kreativë. Keni në dispozicion vetëm disa minuta për t’i treguar se çfarë mund të bëni, përpara se ajo të gjejë një “punë” tjetër, larg jush. Por, varet edhe nga konteksti: Në qoftë se e ndalon dhe i flet në rrugë, duhet të jesh një “playboy” i vërtetë, pasi femrat thjesht nuk i kushtojnë rëndësi meshkujve që veprojnë kështu.

Fillimi

Kur shikon një femër të këndshme, të kalojnë në kokë mendime “të pista” dhe pikërisht këtu ndodhesh në rrugën e gabuar, të cilën shumë prej meshkujve e bëjnë: “T’i vërtitesh asaj”, duke përdorur metoda qesharake që improvizohen me shpejtësi për t’i bërë asaj përshtypje. Por në qoftë se zgjohesh me një reagim të padëshiruar, do të thotë se diku ke gabuar! Eh, një veprim “i zgjuar” nuk është në dorën e të gjithëve, por me pak stërvitje, do të mësosh se femrat, të cilat e dinë se çfarë kërkojnë, “nuk bien pre” asnjëherë e replikave të lehta. Në radhë të parë, mos u nis me një ide të parapërgatitur të tipit: “Është bionde, është budallaqe”; “Në qoftë se vishet ashtu, do të thotë se është femër blloku” etj.

Mbivlerëson cilësitë

Përveçse e di që je një tip fantastik, kjo s’do të thotë që edhe ajo ta dijë këtë gjë. Pjesa më e madhe e femrave, do t’i mbajnë “tentakulat mbrojtëse” sipër, kur tenton t’i “pushtosh” hapësirën e tyre personale, gjë krejt normale në fund të fundit. Me pak humor mund ta rregullosh këtë gjë.

Përpiqesh ta “vësh në lojë”

Nuk po i kushton kujdes aq sa duhet. Shenja e respektit është më e rëndësishme dhe kjo është arma jote! Mos u përpiq t’i marrësh numrin e telefonit që herën e parë. Ajo e ka mësuar tashmë që ju po përpiqeni ta zini të dashur, kështu që zgjidhni një mënyrë tjetër, ndryshe nga ajo që po mendon. Përpiqu t’i thuash direkt se çfarë kërkon nga ajo. Në qoftë se do adoptosh një sjellje të qetë dhe të shprehesh qartë, do t’i lësh asaj të kuptojë që ti ke një personalitet të besueshëm.

Sillesh si një pervers

”Perversionet” e vogla janë të lejuara vetëm brenda çiftit, me mirëkuptimin e të dy partnerëve, eventual për të ushqyer marrëdhënien tuaj. Në qoftë se fillon ta thërrasësh femrën në lokal apo t’i flasësh siç nuk të ka hije, mund të marrësh nga pas edhe një emblemë në të cilën shkruhet: “Ndihmë, jam i virgjër!”. Ky stil nuk do të funksionojë me dikë që ka kaluar periudhën e fëmijërisë me sukses./yp
shko