e premte, 24 dhjetor 2010

Të dashuruar përballë parasë

Shpesh me paratë sillemi në mënyrë të paarsyeshme, por ka nga ata që i grumbullojnë, ndërsa të tjerë që i shpenzojnë pa iu dridhur dora. Psikologët po përpiqen të kuptojnë pse-në? Para të holla, monedha, qindarka. Këto janë fjalët që kanë një ndikim të jashtëzakonshëm në mendjen e njeriut.
Thjesht fakti që i sjellim ndërmend na bën të ndihemi më të sigurt dhe më pak të gatshëm për të ndihmuar të tjerët.

Madje jo vetëm kaq: të kesh në dorë para të kalon jo vetëm stresi, por edhe çdo dhembje trupore. Këto fenomene duken edhe më të çuditshme kur mendojmë për funksionin që ato kryejnë. Kur ato fillojnë të menaxhohen, hyjnë në lojë ndjenjat dhe gjendja shpirtërore, "fenomene" të cilat askush nuk mund t‘i shmangë. Entuziazëm, stres, zili: pse nuk arrijmë "të përballemi" me paratë në mënyrë e duhur? Raporti ynë me to ka shumë "fytyra".

Disa persona duket se krijojnë varësi nga fitimet, ka të tjerë që harxhojnë pa fund dhe nuk arrijnë të vënë asnjë qindarkë mënjanë. Kështu, dalëngadalë po fillojmë të kuptojmë se në ç‘mënyrë paratë ndikojnë te ne. Disa studime theksojnë se dëshira për të pasur sa më shumë para është e lidhur me oreksin. Të kesh mënjanë rezerva, do të thotë që të mos privohesh para asgjëje. Pra, paratë janë sinonim i prestigjit shoqëror. 

Për të kuptuar se si paratë ndikojnë në sjelljen tonë, disa shkencëtarë vendosën të përdorin metodat e antropologëve evolucionistë. Sipas një studiuesi nga Instituti Teknologjik i Masaçutes, shoqëria moderne na paraqet dy rregulla sjelljeje të ndryshme. Fillimisht janë normat shoqërore "të nxehta dhe konfuze", që favorizojnë raportet të cilat zgjasin, besimin dhe bashkëpunimin. Më pas vijnë normat e tregut, që bazohen te pushteti e paratë dhe i shtyjnë njerëzit të vënë në vend të parë interesat e tyre. S

hkëmbimet ekonomike janë pjesë e historisë së njerëzimit, por ka gjasa që të parët tanë të kenë zhvilluar një aftësi instinktive për të zgjedhur mes situatave të përshtatshme ndaj normave shoqërore dhe rregullave të tregut dhe kjo mund të ketë ndodhur para shpikjes së parave. Gjithsesi mbeten ende të pazbuluara arsyet pse paratë i bëjnë disa persona të çmenden dhe disa të tjerë të jenë indiferentë ndaj tyre. Por një gjë është e qartë: paratë që janë cilësuar thjesht një mjet shkëmbimi, provokojnë emocione të forta dhe një aktivitet të madh mendor.
shko