Artan Grubi ish I punësuar I Tribunalit të Hagës, I cili ishte I ngarkuar së bashku me me grupin hetues për të ashtuquajturën shtëpi e verdhë, ka deklaruar sot se është tërësisht e pavërtetë që Ministri i Brendshëm Lulzim Basha ka qenë në fillim të shkurtit të vitit 2004 në fshatin Gurrë.
Grubi ka thënë se ngjarja e ditëve të fundit është fushatë kundër shqiptarëve dhe se sipas tij Tribunali I Hagës nuk ka gjetur asnjë dëshmi në “Shtëpin e verdhë”
Artan Grubi në javën e parë të muajit shkurt të vitit 2004, i ngarkuar me detyrë nga Trribunali i Hagës mori rrugë për në Shqipëri, bashkë me një rroje nga Finlanda, me dy vetura diplomatike.
Në Shqipëri ata u takuan me shefin e tyre, hetuesin e Tribunalit të Hagës. Në mbrëmje ai është takuar me ekipin e mjekëve ligjor të UNMIK-ut që udhëhiqeshte nga Jose Pablo Barybar.
Më pas të gjithë së bashku morrën rrugë për Burrel dhe më vonë edhe për fshatin Gurrë ku gjetën të ashtuquajturën “shtëpinë e verdhë” dhe vijuan hetimet gjatë gjithë ditës.
“Është absolutisht e pavërtetë që Ministri i Brendshëm Lulzim Basha ka qenë në fillim të shkurtit të vitit 2004 në fshatin Gurrë pasi që unë isha i vetmi shqiptar, shoqërues i ekipit zyrtar të Tribunalit dhe UNMIKut. Aty ishin edhe familjarët e shtëpisë dhe prokurori shqiptar bashkë me shoqëruesit e tij” ka pohuar Grubi.
Artan Grubi në konferencë për media ka thënë se po bëhet shumë pak që e vërteta të zbërthehet.
“Po reagoj sot para jush duke parë që e gjithë kjo fushatë ka filluar me të pavërteta dhe duke parë që mediat, Këshilli i Evropës dhe institucionet tjera nuk përfillin faktin që ky hetim nga ana e Tribunalit të Hagës nuk gjeti asnjë dëshmi dhe rrjedhimisht nga mungesa e provave dhe dëshmitarëve nuk mund të ndërtohet rast siç ka cekur edhe vet kryehetuesi i Tribunalit për këtë rast në Maj të këtij viti për BBCnë. Edhe hetimet tjera, siç u raportua, përfunduan me të njejtin rezultat.” ka thënë Grubi
Raporti I Dik Martit në tërësinë e vet nuk po sjell asnjë fakt dhe asnjë dëshmi të re për këto supozime, por është kryekëput politik dhe po shkakton dëm të paparashikueshëm për popullin shqiptar, ka përfunduar Gurbi.