e premte, 24 dhjetor 2010

Assange, Krishtlindjet në shtëpinë e kosovares

Pasi që ne gjetëm flamurin kombëtar dhe çiftelinë në prapavijë, që na tregojnë lidhjet e para të themeluesit të WikiLeaks, Julian Assange me to.

Zbuluesi i sekreteve të mëdha botërore, strehohet në shtëpinë dhe klubin e një kosovareje.
Ajo quhet Pranvera Shema dhe është e martuar për  video-gazetarin britanik, Vaughan Smith. Të dy janë pronarë të klubit gazetaresk në Londër, Frontline, ku janë marrë pamjet e Assange me flamurin kuq e zi pas.
Ndërkohë, çiftelia gjendet në shtëpinë e Pranverës,  aty ku Assange dha intervistën e parë pas daljes nga burgu për BBC-në, në Suffolk, 130 kilometra larg Londrës.
Vaughan Smith është mik i mirë me Assange dhe i ka ofruar strehim, aty ka ai do të kalojë Krishtlindjet.
“Do të jenë Krishtlindje jo të zakonshme për mua, Pranverën dhe dy vajzat tona”, ka thënë Smith.
Britaniku ka raportuar në vende të ndryshme të botës, duke përfshirë Kosovën.
Ai krijoi Frontline Television News gjatë Revolucionit rumun në vitin 1989. Dy nga 4 themeluesit e televizionit u vranë duke raportuar. Një nga të mbijetuarit Peter Jouvenal, ishte i vetmi në botë që xhiroi krerët e Al-Qaedas, Osama Bin Laden dhe Mullah Omar. Para se televizioni i tij të mbyllej 8 anëtarë të ekipit u vranë.
Për t’i kujtuar ata, Smith e hapi Frontline Club, një klub ku mblidhen e diskutojnë gazetarët. Aty ai ende mban telefonin e tij celular që u godit nga një plumb gjatë një masakre në Kosovë, në vitin 1998.
Vitin e kaluar  Vaughan dhe Pranvera ishin në Tiranë dhe Prishtinë për të mbajtur tryezë diskutimi për mediat moderne.
Ata do ta strehojnë Assangen, përderisa nuk vendoset për ekstradimin e mundshëm në Suedi ose SHBA, ose vazhdimin e gjykimit në Londër. /indeksonline
shko