e mërkurë, 5 janar 2011

Adebayor huazohet në Real Madrid

Skuadra e Real Madridit gjatë kësaj jave pritet të zyrtarizojë huazimin e sulmuesit të Manchester Cityt, togolezit Emmanuel Adebayor, shkruan të mërkurën (sot) "Daily Mirror".

Adebayor do të huazohet te Reali më së largu deri në fund të këtij muaji, kurse në fund të këtij edicioni madrilenët do të kenë të drejtën e blerjes së kartonit të tij.
Trajneri i Realit, Jose Mourinho, është në kërkim të një sulmuesi, pasi argjentinasi Gonzalo Higuain është i lënduar dhe pritet të mungojë një kohë të gjatë./io
shko