e mërkurë, 5 janar 2011

Arratisja e qenit detyron aeroportin të mbyllet

Pinçer, një lloj qeni jo më shumë i lartë se 12 inç, ndërpreu operacionet në aeroportin Kongonhas në Sao Paolo, qyteti më i madh në Amerikën e Jugut.
 Ai u arratis nga krahët e pronarit të tij, teksa ai përpiqej ta vëndoste atë në makinë dhe menjëherë ka përfunduar në pistën e fluturimit të aeroplanave. 

Mbikëqyrësit e aeroportit dhe zjarrfikësit u lajmëruan në radio dhe filluan organizimin për të kërkuar kafshën. 

Arritjet dhe nisjet nga Kongonhas, e cila ndodhet në jug të Sao Paulo,u pezulluan për 24 minutat e ardhshme dhe si rezultat katër fluturime pësuan vonesa. 

Një fluturim u devijua për në Virakopos, rreth 60 milje larg, ndërsa ndërsa një pilot në një tjetër aeroplan që po priste të ulej i duhej tu shpjegonte pasagjerëve se kjo vonesë u shkaktua ngaqë një qen ishte arratisur brenda territorit të pistës. 
shko