e enjte, 6 janar 2011

Ted Williams, lypësi që mblodhi 6 milion shikues për 2 ditë (video)

Ted Williams
Ted Williams për shumë pak kohë ka grumbulluar mbi 6 milion shikues.


Fjala është për një të pastrehë, një lypës në rrugët e Ohios i cili ka një zë të veçantë e të bukur, për shkak të të cilit nuk do të bredhë më rrugëve.


Ish-spikeri i radios, Ted Williams, kishte fat në jetë, por bëri disa veprime të këqija me alkoolin e drogën.



Brenda dy ditëve pasi u paraqit në YouTube, ai mori mbi 100 oferta për punë, dhe aktualisht ka aplikuar për një vend në radio me rrogë 15 mijë dollarë në vit, transmetojnë agjencitë.


Doral Chenoweth gazetar i “Columbus Dispatch” në Ohio kishte kërkuar Ted Williams-in në autostradë, pasi dëgjoi historinë e tij. 


Përveç rreth 1 500 dollarëve që i mblodhi për ish-spikerin, gazetari Doral Chenoweth mundësoi që njerëzit të dinë për të. Prandaj, është meritor për shumë oferta pune që Williams i mori për 48 orë.


Gjatë intervistes në radion 97.9 WNCI ekipi basketbollistik Cleveland Cavaliers (NBA) i ka ofruar punë dhe shtëpi. Këta të fundit tanimë kanë krijuar një faqe në internet "wewanttedwilliams.com" me kërkesën e tyre dhe ofertat e tyre drejtuar Ted Williams-it.


Tregimi i Ted Williams ndodhet çdokund, në TMZ, CBS, CNN, NPR, MSNBCWashington Post, Associated Press (AP) e shumë kanale tjera amerikane e botërore


Sipas gjitha gjasave TED, tanimë i njohur si "golden voice man" (njeriu me zërin e artë) do ta pranoj oferten e ofruar nga Cleveland Cavaliers, raporton APWall Street Journal


3 Janar 2011 - TED WILIAMS i parë në rrugët e Ohios nga gazetari Doral Chenoweth The Columbus Dispatch
6.000.000 shikime ne YouTube



5 Janar 2011 - TED WILIAMS në emisionin e mëngjesit në CBS
11.000.000 shikime ne YouTube



6 Janar 2011 - TED WILIAMS në NBC "Today Show"
13.000.000 shikime ne YouTube



6 Janar 2011 - TED WILIAMS ribashkohet me nënën e tij pas 20 viteve!

shko