e enjte, 6 janar 2011

Rriten pagat në sektorin publik

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për ngritjen e pagave në sektorin publik qe nga muaji janar.

Kryeministri në largim Hashim Thaçi, me këtë rast gjatë mbledhjes së qeverisë ka thënë se të gjithë punonjësit e sektorëve do të kenë pagat e ngritura qe nga fundi i këtij muaji.
Vendimi për ngritjen e pagave sipas sektorëve është si vijon:
  1. 50% përtej rrogës bazë për punonjësit e arsimit para universitar.
  2. Veteranët mbi 50%, pas miratimit të ligjit për vlerat e luftës
  3. 40 % Policia
  4. 30% Shërbyesit civil
  5. Për punëtorët e Administratës Tatimore 30 %
  6. Punëtoret shëndetësor 30%
Kreu i qeverisë Hashim Thaçi bëri të ditura se ngritja e këtyre pagave do t’i kushtoi buxhetit të Kosovës rreth 100 milionë euro në vit./indeksonline
shko