e enjte, 6 janar 2011

FOL: EULEX-i po flenë

Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Republikën e Kosovës ka ardhur në një pikë kritike. Në situatën në të cilën jemi nuk ka hapësirë edhe
për korrupsionin e krimin e organizuar krahas retorikës për sundim të ligjit. Duke qenë në këtë situatë, qytetarët e Republikës së Kosovës janë shikues të veprimeve që po e rrënojnë vlerat demokratike të shoqërisë sonë dhe të ardhmen evropiane të vendit:”, ka thënë Ramadan Iliaz, drejtor ekzekutiv në Lëvizjen Fol..

Sipas tij  organet e rendit vendëse e ndërkombëtare duhet t`i japin fund praktikës së reagimit retorik ndaj veprimeve kriminale e korrupsionit. Iliazi shtoi se lufta kundër krimit dhe korrupsionit është përgjegjësi e institucioneve të Kosovës, por edhe detyrim i Misionit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë – EULEX-it.

“Përderisa gjatë vitit 2010 ka pasur progres në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, ky progres ka qenë i kufizuar, minimal dhe në asnjë mënyrë në përputhje me atë që vendi ka nevojë të shoh në këtë aspekt. Emërimi i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, nxirrja e ligjit për Gjykatat pastaj krijimin i Task Forcës Antik-korrupsion, ne i vlerësojmë si lajmet e mira të vitit 2010. Mirëpo, përderisa në aspektin institucional është bërë diçka, raporti i progresit për Kosovën nga Komisioni Evropian ka konstatuar përsëri se vendi ka probleme serioze me korrupsionin dhe krimin e organizuar”, tha Ilazi.

Sipas tij, sistemi gjyqësor në Kosovë vazhdon të jetë në gjendje të rëndë dhe si pjesë kryesore në kuadër të sundimit të ligjit, gjendja e gjyqësorit është treguesi më i mirë i progresit të EULEX-it në kuadër të komponentës së sundimit të ligjit. “Përderisa pjesa më e madhe e stafit të Misionit EULEX është koncentruar në sektorin e Policisë, këta të fundit deklarojnë se nuk kanë policë për veriun e Kosovës e, në anën tjetër, vlerësimi për Policinë e Kosovës është shumë i lartë nga vetë EULEX-i! Prandaj, kërkojmë nga ky mision që të përqendrohet në sektorin e drejtësisë më shumë”, tha ai./indeksonline
shko