pesë femrave të reja absolutisht më të dëshiruarat, të cilat i zbuluan atributet e tyre, ndërsa Ashley u gjend pikërisht në maje të listës.
Aktorja e bukur në fotografitë të cilat i pushtuan meshkujt pozoi kryesisht në versionin e thjeshtë, me gotë në dorë, ndërsa në plan të parë ishin gjinjtë e saj të mëdhenj, të cilët i magjepsin shumë adhurues.
Ashley me rastin e përzgjedhjes kishte një konkurrencë shumë të fortë. Për vendin e parë në këtë listë “luftuan” Katy Perry, e njohur po ashtu për gjinjtë e mëdhenj, Sofia Vergara, e dashura e Cristiano Ronaldo-s Irina Shayk dhe engjëlli seksi i “Victoria`s Secret”, Rosie Huntington-Whiteley.
Të gjitha këto bukuroshe pa hezitim u paraqiten vitin e kaluar në revista të ndryshme me fotografi seksi, por kësaj radhe për spanjollët më tërheqësja ishte Ashley./yp