goditur nga një gardist me armë dhe se ky është deklarimi i tij edhe në prokurori pas ngjarjes.
Fatos Mahmutaj, i cili u plagos në dorë me armë zjarri gjatë raportit të tij telefonik me studion televizive ku punon, shprehet se arriti ta shquajë gardistin që hapi zjarr por jo fytyren e tij, për shkak se kishte skafandër.
“Prokurori më tha që do jap deklarime. I sqarova se plagosja ime ka ardhur nga gardisti, personi që qëlloi me automatik drejt meje”, tregon Mahmutaj.
Reporteri i kronikës së zezë rrëfen momentin që u qëllua, por shprehet se, nuk është në gjendje të kuptojë nëse u qëllua ai i pari në dorë, apo u vra personi ngjitur me të.
“Shof që tek cepi i kryeministrisë, ku dallohet një dritare e zezë, ishte një gardist i ulur dhe i mbuluar me mburojën e vetë. Pas tij ishin dy gardistë të tjerë në të njëjtin pozicion. Por nuk jam në gjendje të përcaktoj nëse ishte një kërcitje nga e djathta. Kthehem dhe shoh që personi që ishte pranë meje në të majtë kishte një vrimë”, thotë Mahmutaj.
Dëshmia e dhënë nga reporteri i ABC News është ndër më kryesoret nga ato të cilat ka mbledhur prokuroria në lidhje me vrasjen e tre personave dhe plagosjen e disa të tjerëve me armë zjarri në protestën e 21 janarit përpara kryeministrisë./tch