e premte, 7 janar 2011

Jakup Krasniqi: Stupcat, t'u Kosovës! (video)

Stupcat duket se kanë fansa edhe në mesin e politikanëve, madje aktorët janë të pëlqyer edhe nga njëshi i Kosovës për momentin, Presidenti në detyrë z. Jakup Krasniqi.
Krasniqi “kënaqet” me humorin e Stupcave edhe pse vajzat e tij
fillimisht kanë qenë “xheloze” për imitimet që i kanë bërë ata.
“Më të vërtet kënaqem me ta, me humorin të cilin ata e bëjnë mua ma ngritin vlerën. Vajzat e mia në fillim kanë qenë shumë xheloze për shkak të imitimeve që ata më kanë bërë, mirëpo edhe ato janë mësuar tashmë, dhe nuk e kanë problem”, ka thënë Krasniqi gjatë një takimi joformal me gazetarë. /telegrafi





shko