zhdukur disa mijëra vjet më parë, do të kthehet në jetë.
Në vitin 2008 shkencëtarët kanë arritur të klonojnë miun, duke përdorur qelizat e miut tjetër të cilat kanë qëndruar të ngrira për 16 vjet. Shkencëtarët nga Universiteti Kyoto shpresojnë se tani me ndihmën e kësaj teknike do të arrijnë t’u japin jetën mamutëve leshatakë.
Në gusht të vitit të kaluar në tundrën siberiane, në akull, janë gjetur mbetjet e kafshëve gjigante, të cilat dikur kanë ecur nëpër tokë.
Pikërisht këto mbetje do të mund të shfrytëzoheshin për klonimin e mamutëve, por profesor Akira Iritani, i cili udhëheq studimin, së pari do të niset këtë vit në një ekspeditë në Siberi dhe do të tentojë të gjejë mostrën e mirë të indit të butë të mamutit të ngrirë. Nëse nuk arrin sukses, do t’i lusë ruset t’ia japim mostrën e ekzemplarëve të tyre.
“Shkalla e suksesit të klonimit të kafshëve deri tani ka qenë shumë e ulët, por tani është deri në 30 për qind. Mendoj se ekzistojnë gjasa të mira të kemi sukses dhe mamuti i shëndetshëm mund të lindë në katër apo pesë vjetët e ardhshëm”, ka thënë Iritani për mediet botërore. Kur ta ketë mostrën e indit të mamutit, shkencëtari do të përdorë teknikën e njëjtë si tek klonimi i minjve, të cilin e ka bërë Qendra e Zhvillimit të Biologjisë “Riken”. Kështu do të identifikojnë bërthamën e qelizave të shëndetshme, pastaj këto qeliza do t’i heqin dhe do t’i fusin në qeliza të vezoreve të elefanteshes afrikane, e cila do të bëhet nëna surrogat e mamutit.
Nëse çdo gjë shkon sipas planit, mamuti i parë do të ecë përsëri nëpër tokë pas mijëra vjetësh./koha