e mërkurë, 5 janar 2011

Jeremic: Detyre, të ndalim njohjet e Kosovës

Ministri i Jashtëm i Serbisë Vuk Jeremiç, ka thënë se qëndrimi i Beogradit ndaj pavarësisë së Kosovës mbetet i pandryshuar. Sipas tij,
në këtë kuadër para politikës së jashtme serbe ka dy detyra. E para është të sigurohet që të mos rritet numri i vendeve që e kanë njohur Kosovën, tha ai. 
Detyra e dytë e diplomacisë serbe, sipas Jeremiçit, është që të ruhet “klima e shëndoshë ndërkombëtare” për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Jeremiç i bëri këto komente në konferencën vjetore me ambasadorët e Serbisë./bw
shko