e hënë, 24 janar 2011

Johnny Depp: Angelina Jolie, “copë” e vërtetë

Vanessa Paradis (38-vjeçare), këngëtarja dhe aktorja franceze, e cila qe 12 vjet është në lidhje dashurie me Depp-in, nuk ishte
personi më i lumtur në botë, pasi që i dashuri i saj do të interpretojë me bukuroshen Jolie e cila deri më tani i ka bërë për vete disa partnerë filmik, ndërsa u qetësua pasi që regjisori i premtoi se skena “më e nxehtë” ndërmjet Depp-it dhe Jolie-t do të largohet nga filmi.

Por, Vanessa Paradis nuk kishte për çka të brengosej. Ish “djali i egër” i Hollywood-it, i cili ka qenë pronar i klubit të njohur të natës “Viper Room” në Hollywood, që e shiti në vitin 2004, sot është i përkushtuar ndaj familjes dhe nuk e fsheh se kënaqet me shoqërinë e Vanessas dhe fëmijëve të tyre, Lily Rose (11-vjeçare) dhe djalit Jack-ut (8-vjeçar).

Në vazhdim do ta publikojmë intervistën e Johnny Depp-it, ku ai paraqet vlerësimin për Angelina Jolie-n, ku u njoftua për herë të parë me të, a ishte e vështirë të luajë me të etj.

-Deri më tani nuk keni interpretuar me Angelina Jolie-n. A e keni njohur më parë?

- Është paksa e çuditshme se si rrugët tona kurrë nuk më parë nuk janë takuar. Kjo është e çuditshme pasi që kemi miq të përbashkët. Brad Pitt-in e njoh qe disa vite, si dhe babanë e saj Jon Voight-in.

Por, Angelina-n e kam njoftuar vetëm në realizimin e filmit “Tourist”. Dhe më duhet ta them që është bukuroshe e vërtetë. Ajo është e mrekullueshme, femër zbavitëse, në fakt, definicion i vërtetë, i “copës” së mirë. Ka edhe sens të mirë për humor, secilit i tregon se çka i përshtatet dhe kurrë nuk flet budallaqe, si dhe ka energji sa 300 njerëz!

Kjo është plotësisht e çmendur. Kujdeset për familjen e mrekullueshme, dhe pastaj shkon në punë dhe në secilin projekt e jep të tërën nga vetja dhe mandej përpiqet të zgjidh problemet botërore.

- E keni pritur se do të jetë e tillë?

- Nuk dëshiroj t’i vlerësojë njerëzit të cilët nuk i kam njoftuar, dhe për të cilët kam dëgjuar vetëm në bazë të asaj që të tjerët thonë për ta. Sapo që jemi takuar në setin e filmit, filluam të silleshim si miqtë më të mirë. E adhurojë. Një herë erdhi me Brad-in dhe djalin Pax-in te ne për darkë. Pax menjëherë u bë shok me djalin tim dhe tërë mbrëmjen luajtën në kompjuter dhe argëtoheshin mirë.

-A është e lehtë të interpretosh me Angelina-n?

- Natyrisht, ajo është e mrekullueshme. Profesioniste e vërtetë e cila e di çka dëshiron./yp
shko