Djalin e dytë, siç raporton Klan Kosova, familja Haradinaj, me dëshirën e babait
e ka pagëzuar me emrin
Trim.
Me rastin e kësaj lindjeje shumë urime nëpërmjet telefonit i janë dërguar Ramush Haradinajt në Hagë nga familjarët, miqtë dhe dashamirët. Haradinajn e kanë uruar edhe personeli mjekësor nga klinika ku kishte lindur bashkëshortja e tij.
Ndërkohë, vet Haradinaj ka uruar bashkëshorten dhe i ka dërguar asaj një buqetë lulesh./kn