19.89 për qind nga mbi 80 mijë personat me të drejtë vote.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, tha se në rivotimin në Mitrovicë mund të vërehet një rënie e pjesëmarrjes në zgjedhje, nëse krahasohen shifrat e daljes në votime për zgjedhjet parlamentare të 12 dhjetorit të 2010-ës.
Në zgjedhjet që u mbajtën në dhjetor, në Mitrovicë deri në orën 15:30 patën votuar 22795 qytetarë apo 26.25% nga numri total i personave me të drejtë vote.
Përsëritja e zgjedhjeve parlamentare në Mitrovicë bëhet pas evidentimit të parregullsive në raundin e parë më 12 dhjetor, 2010.topLajm