e shtunë, 8 janar 2011

NY Times: Kosova, për t’u vizituar më 2011

Gazeta më e madhe amerikane, New York Times preferon Kosovën si një prej vendeve që duhet vizituar në vitin 2011. Kjo gazetë rekomandon
41 vende në botë që duhet parë këtë vit, dhe e rendit vendin tonë në të 36-n, me këtë arsyetim:
“Para vetëm një dekade, kjo enklavë shqiptare ishte një provincë e trazuar e Serbisë; forcat serbe të Slobodan Milosevicit shkatërruan fshatra dhe qytete dhe vranë mijëra civilë, në kërkim të atyre që luftonin. NATO-ja i dha fund luftimeve, por tensionet vazhduan.
Që kur Kosova e shpalli pavarësinë në vitin 2008, provoi të nisë gjithçka nga zeroja. Përkundër problemeve dhe kundërthënieve, ka përparim në aspektin e udhëtimit: po ndërtohet një autostradë 1 miliardë dollarëshe, hotelet që ishin pronë e shtetit janë privatizuar dhe ridisejnuar, disa vende historike kanë marrë mbrojtje nga UNESCO, dhe në Aeroportin ndërkombëtar tashmë operon edhe avio-kompania e njohur evropiane, EasyJet.
Turistët do të mund të gjejnë male të thepisura dhe pyje  të bukura. Gjithashtu do të gjejnë popullatën më të re të kontinentit, me gati gjysmën e popullatës nën moshën 25-vjeçare.
Kjo statistikë bëhet realitet në Prishtinë, kryeqyteti. Duke iu falënderuar edhe kthimit të kosovarëve që punojnë jashtë, qyteti është i mbushur me kafe, klube nate dhe restorane.
Por, mbetjet nga e kaluara slllave dhe otomane janë atraksionet kryesore. Dikur qendër e Kishës Ortodoske Serbe, qyteti i Pejës, e ka Patrikanën e Pejës, një kompleks i mesjetës pranë një gryke, me një interior të jashtëzakonshëm. Gjithashtu është edhe Manastiri i Deçanit, i mbushur me skena të gjalla biblike”
Së fundi, Guardian ka preferuar Brezovicën për lexuesit e saj, kurse CNN e Newsweek e kanë parë Shqipërinë si mesin e atraksioneve të mëdha botërore për këtë vit./indeksonline
shko