Përveç “luftës” në shesh, sikur dje edhe sot mediat në Shqipëri vazhdojnë të sjellin verzione të ndryshme për ngjarjet tragjike të së premtes. Janë sërish verizoni qeveritar dhe
ai opozitar, që thonë se protestuesit u vranë nga njerëz të infiltruar në protestë, përkatësisht se u vranë nga Garda.Por, një gazetar i ABC News, televizionit informativ të TV Klan, është plagosur vetë gjatë protestës së djeshme dhe ka në pëllëmbën e dorës, plagë plumbi nga armë të Gardës, raporton Shekulli.
Gazetari ka dëshmuar dje në prokurori. Bëhet fjalë për gazetarin që mbulon kronikën në ABC News, dhe është qëlluar në dorë nga forcat e gardës. Gazetari ishte i vendosur mbi një platformë, të ngritur posaçërisht për të filmuar.
Forcat e gardës kanë qëlluar mbi personat që ndodheshin mbi të. I ndjeri qe shihet duke u permbysur nga platforma është njëri prej viktimave të demonstratës. Ai dhe viktimat e tjera, mes të cilave edhe viktima e videos në derë të Kryeministrisë janë qëlluar thuajse në të njëjtin moment.
Gazetari i ABC Neës ndodhej ngjitur me viktimes dhe ka "pritur" njërin nga plumbat. As TV Klan e as ABC Neës nuk e kanë dhënë lajmin për plagosjen e gazetarit të tyre. Dje në demonstratë janë rrahur dhe plagosur së paku 4 punonjës të medias, mes te cileve redaktori i sektorit politik në Shekulli, Ened Janina, i cili ka fraktura ne trup dhe kokë nga goditjet e forcave speciale gjatë raprezaljes në lokale private pranë bulevardit pas shpërndaresve të demonstruesve./shekulli/