e mërkurë, 30 mars 2011

Zebra nokauton luanin, e turpëron para luaneshave

Skena nga filmi Madagaskar kur luani kryesor Alex e sheh mikun e tij, zebrën Marty, si racion të ardhshëm, është përsëritur edhe në jetën reale. 

Sikur edhe në film, edhe ky luan ishte i uritur, dhe përveç kësaj “u shpërblye” me një goditje direkt e të fuqishme në fytyrë. Fotot e pabesueshme të publikuara nga “Daily Mail” janë bërë në një zonë në Tanzani. 

Zebra, e pavetëdijshme se në afërsi është një tufë luanësh në kërkim të gjahut, po ecte e lumtur. Papritmas nga bari i doli një nga “makinat për vrasje” dhe sulmoi zebrën. 


Luani iu hodh viktimës së tij në anën e pasme dhe ia nguli dhëmbët. Zebra luftoi e dëshpëruar për jetë dhe vazhdoi të lëviz, dhe e përdori një moment të favorshëm duke e goditur me këmbë në fytyrë. Luani ra në tokë dhe u turpërua para luaneshave. 
Rrallë ndodh që zebra të mbrohet nga sulmi i luanit./kn




shko