e martë, 8 shkurt 2011

Thomas Countryman vjen në Kosovë

Zëvendëskryetari amerikan i Shtetit për Evropë dhe Evroazi, Thomas Countryman viziton të mërkurën Kosovën.


Ai vjen në Prishtinë një ditë pas takimit të Grupit Ndërkombëtar Drejtues (GND) për Kosovën që do të mbahet në Bruksel dhe në kohën kur po vazhdojnë negociatat për formimin e qeverisë së re, shkruan Zëri.

Nuk është bërë e ditur ende se më kë do të takohet ky zyrtar i lartë i administratës amerikane të Shtetit./telegrafi
shko