e shtunë, 22 janar 2011

Sa afër janë Neda dhe Ogreni?!

Ogreni dhe Neda qëndrojnë në sallon duke biseduar. Ata flasin për mardhënien e tyre dhe Neda shprehet se vendi dhe situata ku ata ndodhen janë problematike, jo ajo vetë. Ogreni përgjigjet se Neda e ka gabim, por ajo shton se për gjërat që nuk është e sigurt, nuk
merr mundimin ti thotë. 

Teksa janë duke biseduar, Neda i thotë Ogrenit “zemër” dhe ai shprehet se në momentet që është e nervozuar, Neda nxjerr shprehje të reja, duke iu referuar fjalës zemër. Neda thotë se Ogreni po luan me këto që thotë. 


Më pas Neda afrohet tek Ogreni dhe e puth disa herë në fytyrë. Neda e pyet Ogrenin nëse është i ndërgjegjshëm që ka pamje të jashtme të bukur dhe ai përgjigjet që rëndësi ka ta kuptojnë njerëzit që e rrethojnë këtë gjë. 

Më pas, Mirjeta thërret banorët që të shkojnë të hanë drekën që u ka përgatitur Shkëlqimi dhe ata e falenderojnë për gatimin. 
shko