e enjte, 27 janar 2011

Shqiptari padit Facebookun, kërkon 500 mijë$

Një shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 340 miq në Facebook, ka vendosur që të padisë gjigandin e internetit për
shkak se i ka mbyllur llogarinë që kishte hapur aty, pa asnjë shpjegim. Mustafa Fteja kërkon 500 mijë dollarë si dëmshpërblim për këtë çështje. “E kisha Facebook për një qëllim- për të mbajtur kontakte me familjen time,” thotë Fteja, që ka shkuar në SHBA para 17 vitesh. Fteja, 30 vjeç, mësoi në shtator se llogaria e tij ishte çaktivizuar.
“Di vetëm një gjë- nuk kam bërë asgjë,” tha dje ai. Nuk kam dhunuar asnjë rregull a ligj.” Në akuzën e tij, depozituar në Gjykatën Supreme të Manhattan-it, ai akuzon Facebook se nuk i është përgjigjur kërkesave të vazhdueshme të tij për të mësuar se përse ishte hequr nga faqja. Fteja, mysliman, gjithashtu akuzon kompaninë për diskriminim fetar. Facebook nuk i është përgjigjur kërkesave të mediave amerikane për një koment./topLajm
shko